Me shami në dorë duke vallëzuar, Rita Ora e ‘ndez’ Tik Tok-un

Mediale Vip

Me shami në dorë duke vallëzuar, Rita Ora e ‘ndez’ Tik Tok-un

Më: 10 janar 2022 Në ora: 14:24
Rita Ora

Këngëtaret me famë botërore e që prejardhjen e kanë shqiptare gjithmonë arrijnë të na bëjnë krenarë.

Rita Ora është njëra ndër këngëtaret shqiptare që është e dhënë pas atdheut.

Ajo kurrë nuk ka hezituar të flasë për traditat dhe kulturën shqiptare.

E së fundi nuk ka munguar një sfidë e re në Tik Tok, ku këngëtarja edhe një herë tregoi për origjinën e saj shqiptare.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj në Tik Tok ku është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare.

Me një shami në dorë, ajo ka kërcyer ritmin e këngës që është bërë virale ane mbanë botës.

‘Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan’, shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emojin e flamurit shqiptar.

Rita është duke shijuar lidhjen e saj me regjisorin e njohur.

@ritaora I had to...my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound - Sxsryion21 ❧

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat