A është në lidhje me vëllaun e Donaldit? Flet Arta Nitaj

Mediale Vip

A është në lidhje me vëllaun e Donaldit? Flet Arta Nitaj

Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:58
Romeo dhe Arta Nitaj

Arta Nitaj arrinë gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm me imazhet që ajo publikon.

Ajo arrinë të marrë vëmendje të jashtëzakonshme edhe me lidhjet e saj.

Së fundi ajo u përfol shumë për një lidhje të mundshme me Romeo Veshajn.

Këto aludime filluan pas publikimit të fotove të tyre nga i njëjti vend ku edhe po kalonin pushimet në Dubai.

Modelja për Prive-n ka hedhur poshtë thashethemet. Madje ajo sqaroi se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë Romeon.

Por një deklaratë e saj ngritë tjera dyshime për një lidhje tjetër.

Ajo ka treguar se tashmë Romeon e saj e ka takuar dhe është duke e shijuar lidhjen.

‘Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo, thjeshtë ka rastisur që kemi bërë foto në të njëjtin vend, kam Romeon tim unë Zhulieta’, ka thënë modelja.

Ajo ka kaluar pushimet të gjata në Dubai bashkë me dy modelet tjera mike të saj, Arta Elezajn dhe Kejvina Kthella.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat