Sa kushton të bësh një foto me Dua Lipën?

Mediale Vip

Sa kushton të bësh një foto me Dua Lipën?

Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:19
Dua Lipa

Të famshmit vetëm pasurohen. Ka mjaft mënyra tashmë. Profesioni, rrjetet sociale, sponsorët. Por edhe fotot.

Biletat për të parë nga afër artisten shqiptare Dua Lipa nuk janë të lira, por ylli i muzikës pop sigurisht që ka shumë mundësi në paketën e saj të turneut VIP.

Për ta takuar Dua Lipën në prapaskenë kushton jo më pak e as më shumë se sa 1842 funte (2200 euro).

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit.

Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër të grimit dhe një fotografi me vet yllin me prejardhje shqiptare.

Tabloidi britanik The Sun, në një shkrim tregoi se si për të parë nga afër Wayne Rooney, një fansi mund t’i kushtojë deri në 450 funte (540 euro).

Çmimi i biletës përfshinte një takim dhe përshëndetje me menaxherin e Derby County në një hotel në Manchester, një fanellë të nënshkruar, pije falas, darkë me tri pjata dhe një fotografi me të.

Ndërkohë, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këtë çmim:

Justin Bieber – 900 funte (1080 euro) Arnold Schwarzenegger – 745 funte (890 euro) Alicia Keys – 628 funte (750 euro) Steps – 375 funte (450 euro) Blu – 349 funte (420 euro) Ronan Keating – 240 funte (290 euro) Gary Neville – 150 funte (180 euro) Gemma Collins – 115 funte (140 euro) Paw Patrol – 68 funte (80 euro) Ricky Hatton – 60 funte (70 euro) justin b– 50 (60 euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat