Produksioni i “Big Brother VIP” fsheh rezultatet e testeve të COVID-19 të banorëve

Mediale Vip

Produksioni i “Big Brother VIP” fsheh rezultatet e testeve të COVID-19 të banorëve

Më: 13 janar 2022 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Primen e kaluar banorët u testuan për Covid-19 e që ishte të martën.

Banorja, Beniada Nishani ishte ajo e cila u dyshua se është infektuar me koronavirus.

Gjë kjo e cila e detyroi produksionin t’i testonte banorët, mirëpo rezulatet nuk u bën publike për audiencën.

Gjatë transmetimit live, banorët vetëm tregonin se si ndiheshin pas testimit por që askush nuk dha ndonjë informacion për rezulatin.

Theksojmë se, moderatorja Arbana Osmani nuk dha detaje apo informacione për publikun gjatë prime-t të martën.

Ndryshe, Xheisara, përmes një zarfi lajmëroi banorët se do të testohen për Covid-19, gjithashtu, ajo lexoi edhe disa rregulla teksa shkruante se nuk do kenë kontakte me persona nga jashtë.

Kjo rregull nuk vonoi shumë dhe u thye nga vetë produksioni duke i sjellur Arjolës nënën  e saj, po ashtu edhe grupi Elita 5 performoi për banorët i cili kishte ardhur nga jashtë po atë natë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat