Noizy: Oriola Marashi fantastike, po të ishte çun do ishte shoku im më ngushtë

Mediale Vip

Noizy: Oriola Marashi fantastike, po të ishte çun do ishte shoku im më ngushtë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 23:42
Oriola Marashi

Teksa flet për miqësinë me modelen, Oriola Marashi, Noizy pohon se Oriola është modelja më e mirë që ka pasur Shipëria.

I ftuar në emisionin "Why Not" në RTV Ora, Noizy thotë se nëse Oriola do ishte djalë, do ishte shoku më i mirë i reperit.

Noizy: Unë Oriolën e kam shumë për zemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike, zemrën që ka Oriola nuk e ka asnjë vajzë tjetër deri më sot. E ke pranë për çdo lloj problemi, mund ta marrësh në telefon për çdo gjë, është gocë fantastike. Me Oriolën kemi punuar bashkë, kemi udhëtuar bashkë është si çun. Është modelja më e mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Meriton çdo sukses që ka arrirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat