Kanye West bën deklaratën e fortë: Sigurimi i Kim Kardashian më ndaloi të hyja në shtëpinë e fëmijëve të mi

Mediale Vip

Kanye West bën deklaratën e fortë: Sigurimi i Kim Kardashian më ndaloi të hyja në shtëpinë e fëmijëve të mi

Më: 16 janar 2022 Në ora: 00:30
Familja e Kim Kardashian

Kanye “Ye” West po ndan disa te pathena për jetën e tij personale.

Artisti 44-vjeçar pohon se sigurimi i Kim Kardashiannuk e lejoi të hynte në shtëpinë e saj pas një vizite të fundit.

“Në fillim të kësaj jave, të hënën, kur shkova për të marrë fëmijët e mi nga shkolla, sigurimi më ndaloi te porta. Kështu që në atë moment, sigurimi ishte mes meje dhe fëmijëve të mi dhe kjo nuk do të ndodhte.” West i tha Jason Lee në një intervistë të re në “Hollywood Unlocked”.

“Por unë nuk doja të debatoja për këtë. Kështu që thjesht vazhdova, i çova fëmijët e mi në shkollë dhe më pas i mora fëmijët e mi përsëri. Kur i ktheva North tha: “Dua që të vish lart, po pastaj tha “Oh, babi nuk mund të vijë të shohë. Babi nuk mund të hyjë brenda.” ,- tregoi ai.

West – i cili ndan katër fëmijë me Kim Kardashian – thotë se ishte sigurimi që e informoi se nuk mund të hynte brenda banesës, por pretendon se ai nuk kishte folur me Kardashian West për kufizimet.

“Vajza ime donte që unë të hyja brenda. Unë jam zezaku më i pasur dhe babai i North, apo jo, dhe sigurimi ishte në gjendje të më ndalonte të hyja në dhomë me vajzën time dhe kjo nuk ishte përcaktuar,” West, vazhdoi, përpara se të pretendonte se i dashuri i ri i Kardashian West, Pete Davidson, ishte brenda shtëpisë.
“Dhe po dëgjoj që i dashuri i ri është në të vërtetë në shtëpinë në të cilën unë as nuk mund të shkoj. Dhe këtu i thërras kushërinjtë e mi. Dhe u thashë: “Kam nevojë për ty,të shkosh tu thuash këto dy gjëra.’ Sigurimi nuk do të jetë mes meje dhe fëmijëve të mi dhe fëmijët e mi nuk do të jenë në TikTok pa lejen time”,
- u shpreh Kanye.

Mbi të gjitha, West thekson se mediat mund të bëjnë shaka dhe të raportojnë gjithçka që duan, por askush nuk e pengon atë per fëmijët e tij.

“Ata mund të shkojnë në SNL dhe të bëjnë shaka, ata mund të bëjnë shaka në media, ata mund të shpikin histori, për këdo që jam në lidhje dhe çfarëdo që dua të bëj. Ata mund të bllokojnë marrëveshjet, ata mund të bëjnë të gjitha ato lloj gjërash,por unë mund t’ju them drejtpërdrejt, mos luani me fëmijët e mi”, u shpreh ai. “Mos luani me fëmijët e mi, për cilindo që të gjithë punoni, për cilindo që të gjithë mendoni se familja po punon, po ju them tani, mos luani me fëmijët e mi. Dhe gjithçka do të jetë e ligjshme. do të jetë gjithçka e ligjshme, zemër.”,– tha ai i revoltuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat