Eni Çobani thotë se është kërcënuar shumë herë, ky është pengu më i madh i saj

Mediale Vip

Eni Çobani thotë se është kërcënuar shumë herë, ky është pengu më i madh i saj

Më: 20 janar 2022 Në ora: 07:31
Eni Çobani

E ftuar në “Klan News” Eni Çobani ka folur si rrallë herë për jetën e saj si personale ashtu edhe profesionale. Eni, tashmë prej vitesh pjesë e “Shihemi në gjyq”, ka rrëfyer për karrierën e saj televizive por edhe për vështirësitë që ka kaluar gjatë 26 viteve karrierë si juriste.

Juristja e njohur ka treguar se gjatë këtyre viteve ka marrë kërcënime nga persona të ndryshëm, por asnjëherë nuk ka dashur t’i bëjë publike.

Po kam qenë e kërcënuar shumë jo pak por sigurisht këto gjëra nuk i kam ndarë me publikun, nuk kam treguar rastin apo personat, secili ka marrë përgjigjen ligjore personale. Siç e dini, jam një person që jetoj në mes të Tiranës, as nuk ruhem, jam një njeri lehtësisht i takueshëm, si në zyrën time apo në ambientet ku unë jetoj, pra të gjithë kemi ato problematikat tona në kontakte me njerëzit dhe që sigurisht në momente të caktuara një njeri jo normal mund të bëjë veprime të cilat mund të sjellë dëme. E kam mbajtur të fshehtë dëri në këtë kohë. Këta njerëz më kanë ardhur më kanë kercënuar dhe unë iu kan thënë se nëse unë i kam prekur apo cënuar në disa element personalë, unë dal pubikisht dhe kërkoj ndjesë. Para se unë të nxerr çdo fjalë për një person apo rast e peshoj shumë gjatë duke marrë përsipër dhe kërcënimin. Dhe deri sot kjo e vërteta mua më ka mbajtur në këmbë”.

Gjithashtu, ajo rrëfeu dhe një nga pengjet më të mëdha të jetës së saj. Humbjen e babait të saj dhe fakti që nuk arritën dot të realizonin homazhe për të Eni e konsideron si pengun më të madh të jetës.

“I kam kërkuar nje miku të shtëpisë tonë me shumë përulësi faktin që të përgatiteshin homazhe për figurën e tim eti. Jo vetëm që nuk u bënë dhe u refuzuan për faktin se duhej të bëheshin lajmërrimemë herët. Gjëja që më hidhëroi ishte që im atë u largua nga një apartament 70 metra katror. Më të gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm që kishte dhën nuk arritën dot t’i bënin as homazhe. Këtë e kam një pishman shumë të madh të vetes time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat