Modelja nga Holanda e dashuruar me Shqipërinë: Kam dëgjuar për herë të parë këngën e Noizy-t

Mediale Vip

Modelja nga Holanda e dashuruar me Shqipërinë: Kam dëgjuar për herë të parë këngën e Noizy-t

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:04
Lily Gnimavo

Lily Gnimavo është një modelje nga Holanda, e cila prej më shumë se 9 muajsh ka zgjedhur që karrierën e saj ta zhvillojë në vendin tonë.

E gjitha për shkak të “dashurisë” për vendin, gjuhën dhe muzikën tonë. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora, Gnimavo ka treguar si është njohur me vendin tonë.

“E njoha Shqipërinë nëpërmjet muzikës shqiptare dhe klipeve që shihja në youtube. U fiksova me gjuhën. Kënga e parë që kam dëgjuar ishte e Noizyt dhe Encës, “Bow Doën” dhe Young Zerkën.

U fiksova me muzikën shqip. Është gjuhë interesante. Gjatë karantinës nisa kurse të gjuhës shqipe në Amsterdam“, tha modelja në rrëfimin e saj.

Por sigurisht që është ndalur edhe në pikat më të “nxehta” duke thënë edhe një mendim për djemtë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat