Donaldi nuk zgjodhi Dagzin në zinxhirin e shpëtimit, reagon PM pas akuzave të fansave

Mediale Vip

Donaldi nuk zgjodhi Dagzin në zinxhirin e shpëtimit, reagon PM pas akuzave të fansave

Më: 21 janar 2022 Në ora: 06:26
PM & Dagz

Një situatë e tensionuar është krijuar në shtëpinë e Big Brother Vip pas eleminimit të Dagz. Si pasojë e një zinxhiri shpëtimi ai doli në nominim përballë Einxhelit dhe pas një televotimi u largua përfundimisht nga shtëpia.

Jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë saj, ka patur reagime e debate të shumta edhe nga fansat e PM & Dagz, të cilët e kanë quajtur “tradhti” faktin që Donaldi, që e konsideronin mik, nuk zgjodhi Dagzin, por Tanin.

Dagz e shprehu hapur mërzitjen, Einxhel, partnerja e tij po ashtu. Ndërsa PM nuk kishte reaguar dhe nuk kishte dhënë asnjë përgjigje për situatën.

Por në një Instastory të futur ditën e sotme, Pm ka treguar qëndrimin e tij për këtë çështje.

Ai shkruan se ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat