Dha informacione nga jashtë, vendimi që mori Vëllai i Madh për njërin nga banorët

Mediale Vip

Dha informacione nga jashtë, vendimi që mori Vëllai i Madh për njërin nga banorët

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:22
Big Brother Vip

Në spektaklin e sotëm të BIG BROTHER VIP po zhvillohen diskutime të shumta për debatet që ndodhën gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e famshme.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u lexua një zarf i zi. Në të shkruhej se një nga banorët ka thyer rregullat dhe dënimin do ta marrë sot gjatë spektaklit.

Ky informacion ka ndikuar në gjendjen psikologjike të Beatrix.

Arbana tha se banori që do të marrë sot dënimin është Arbëri, pasi që i tha Trixës se ajo është më e rrezikuara nga të tre nominuarit.

Ndërsa, Arbëri tha se që nga koha kur ka hyrë brenda ka një mendim për secalin nga banorët.

Vëllai i Madh e ka dënuar Arbërin duke ia hequr imunitetin dhe duke mos pasur të drejtë të nominojë dikë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat