Vdes aktorja e njohur

Mediale Vip

Vdes aktorja e njohur

Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:36
Nida Patcharaeraphong

Aktorja tailandeze Nida Patcharaeraphong ka rënë tragjikisht për vdekje nga një barkë e shpejtë me të cilën po shëtiste me miqtë e saj.

37-vjeçarja Nida ishte duke shkuar me barkë në restorant në lumin Chao Phraya në Bangkok, kur humbi jetën më 24 shkurt.Ajo raportohej se ishte parë e ulur në pjesën e pasme të barkës por rrethanat e rënies tragjike mbeten ende të paqara.

Vëllai i Nida, Dais Dejjab iu bashkua për pjekjeve të shpëtimit dhe pikasi diçka në ujë, që më vonë u identifikua si trupi i aktores dhe modeles tajlandeze.

Ai tha: “Dhimbja që ndjenë të gjithë në familje është e padurueshme. Ne e donim aq shumë motrën tonë që na kishte sjellë aq lumturi”.

“Dua të falënderoj të gjithë për përpjekjet e tyre. unë erdha tani që ta çojmë atë në shtëpi”.

Nëna e shtangur e Nidas, Panida Siriyuthyothin tha se bija e saj ishte një notare e mirë dhe se nuk e besonte dot atë që kishte ndodhur.

“Natën para se ajo të zhdukej mendoja për të, desha t’i telefonoja. Kur dëgjova lajmin nuk mund t’i besoja, përsëri shpresoja të mos ishte ajo”.

Doktorët që kryen autopsinë e Nida konfirmuan se ajo kishte vdekur nga mbytja, si dhe zbuluan një çarje të thellë në këmbën e majtë që mund të jetë shkaktuar nga barka ose nga helika e saj.

Kreu i policisë së Nonthaburi tha se pronari i barkës së shpejtësisë do të përballet me akuza operimi të mjetit me liçencë të skaduar.

“Ne zbuluam se barka kishte liçencë të skaduar operimi dhe se personi që po e drejtonë në kohën e rënies së Nida nuk kishte liçencë për ta bërë këtë”.

“Të dy ata mund të përballen me akuza vrasjeje nga neglizhenca por ende nuk janë ngritur akuzat zyrtare”.

Trupi i Nidas është kthyer te familja e saj e cila po organizon funeralin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat