Luajti skena nudo në ‘’Euphoria’’, aktorja tregon reagimin e familjarëve të saj

Mediale Vip

Luajti skena nudo në ‘’Euphoria’’, aktorja tregon reagimin e familjarëve të saj

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:50
Sydeny Sweeney

Aktorja e njohur Sydeny Sweeney ka treguar situatën e sikletshëm që ka përjetur kur gjyshërit e saj kanë parë skenat nudo në serialin ‘’ Euphoria’’.

‘’Unë e ftova familjen time për në premierën e sezonit të dytë dhe harrova për skenat nudo. Unë isha si ‘është një premierë hollivudiane’. Ju duhet të vini. Ne ishim ulur pranë njëri-tjetrit dhe me një super ekran’’, tregoi aktorja.

Kur gjyshërit panë skenat e saj nudo në serial nuk e paragjykuan dhe madje ata e kanë komplimentuar mbesën e tyre.

‘’Kë gjoksin me të madh në Hollivud’’, tregoi Sweeney në një intervistë për ‘’The Ellen DeGeneres Show’.

Nga ana tjetër aktorja është e lumtur që aktorja ka skena nudo pasi i përshtatet karakterit të saj në serial. Megjithatë, ajo mendon se për shkak të lakuriqësisë, performanca e saj anashkalohet.

“Jam shumë krenare për punën time në ‘Euphoria’”, tha ajo për Independent. “Mendova se ishte një paraqitje e shkëlqyer. Por askush nuk flet për këtë sepse unë u zhvesha”.

Ajo gjithashtu ka komentuar kritikët që kurrë nuk e vlerësuan performancën e saj në “Euphoria”, por papritmas i kushtuan vëmendje aktrimit të saj në “White Lotus”.

Kur një burrë ka skena nudo, “ai ende fiton çmime dhe merr lëvdata,” tha ajo. “Por në momentin që një vajzë e bën këtë, është krejtësisht ndryshe.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat