Ja shuma marramendëse që Dua Lipa ka fituar nga turneu “Future Nostalgia”

Mediale Vip

Ja shuma marramendëse që Dua Lipa ka fituar nga turneu “Future Nostalgia”

Më: 3 prill 2022 Në ora: 06:58
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka fituar deri në 38.5 milionë euro – pavarësisht nga pandemia – nga turneu i saj “Future Nostalgia”, duke bërë që dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 59.3 milionë.

Kjo rritje marramendëse besohet se ka ardhur  nga shitja e biletave të bëra nga turneu i saj botëror të “Future Nostalgia”, cili ishte planifikuar të zhvillohej pikërisht kur filloi karantina.

Nga prilli e deri në qershor të vitit 2020 u anulua dhe është riplanifikuar disa herë. Duke qenë se biletat u hodhën në shitje në vitin 2019, ylli i muzikës pop ka pasur një rritje të ndjeshme në kompaninë e saj ‘’Dua Lip Live LLP’’.

Albumi i 26-vjeçares “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe është albumi më i dëgjuar i një artiste femër në “Spotify”.

Ajo e filloi turneun 71 ditor në shkurt, në Miami, teksa ajo u nis për në Portland të martën.

Turneu po promovon albumin e saj më të fundit me titull “Future Nostalgia”, i cili përmban hite si: “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

Ajo do të shkojë në Kanada të premten, më 1 prill, përpara se të niset për në shtëpi për të nisur turneun në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se Dua Lipa, nuk ka zhgënjyer edhe këtë vit duke ‘rrëmbeu’ dy çmime të mëdha në “iHeartRadio Music Awards 2022”.

Me anë të një postimi në “Instagram”, Dua Lipa thotë se ka fituar “Albumin e vitit” në zhanerin ‘dance’ me “Future Nostalgia” dhe “Levitating” është shpallur “Kënga e vitit”.

“Zgjohem duke parë që kam fituar ‘Albumin e vitit’ në zhanrin ‘dance’ për ‘Future Nostalgia’ dhe ‘Këngën e vitit’ me Levitating në ‘iHeart Radio Awards’ ndërsa isha në skenë në të parën performancë nga e dyta që do të mbahet në Los Angeles. Faleminderit shumë”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat