Shau me “libër shpie” policët pasi i ndërprenë koncertin, pendohet Stresi: E kisha me ata që japin urdhra

Mediale Vip

Shau me “libër shpie” policët pasi i ndërprenë koncertin, pendohet Stresi: E kisha me ata që japin urdhra

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:13
Stresi

Një ditë më parë, Stresi shpërtheu me ofendime të rënda pasi policia i kishte ndërprerë koncertin në një prej klubeve të kryeqytetit. I revoltuar për këtë ngjarje, reperi realizoi një video live, duke thënë se policia ndërpreu koncertin kur ai nisi të performonte në skenë.

“Nuk e di çfarë keni me mua personalisht ju policia e shtetit, me policë të thjesht nuk kam asnjë punë sepse ata bëjnë çfarë ju thonë shefat. Me shefat e komisariatit nuk kam punë, respekte, sepse nuk mund të shaj çdo polic sepse kam edhe kushërinjtë e mi policë.”, thoshte ai.

Mirëpo, ai ka reaguar sërish përmes një videoje që ka ndarë në TikTok. Reperi shprehet se ofendimet kanë qenë kundrejt atyre që japin urdhra.

‘’Kërkoj ndjesë të gjithëve për mbrëmë që nuk kemi mundur të performojmë. Arsyeja ishte policët, dhe e gjitha tema sot në TikTok u bë polic, polic, polic ai shau policët. Dëgjoni këtu çfarë po iu them, unë nuk kam frikë policët sepse policët nuk duhet t’i kesh frikë.

Por duhet t’i respektosh ata që janë polic të mirë, edhe në videot në TikTok unë kam thënë nuk kam punë me vëllezërit e mi koleg se këta janë si dora jonë, kupton? Marrim urdhëra dhe vijnë, unë kam sharë ata që kanë dhënë urdhërin e madh.

Të vijnë dhe t’ia mbyllin artistëve 11 e 20 koncertin, kupton. Kaq kam thënë! Respekt për të gjithë policët që janë Shqiponja, në rrugë e kudo. Kam shumë shokë dhe ata e dinë që nuk e kam me ata. E kam shpjeguar edhe në videon live, unë e kam me shefat e mëdhenj”, tha ai.

@officialstres

 

♬ original sound - stresi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat