Ekspertët kritikojnë Kim Kardashianin: Është një fustan shumë i çmuar për të rritur egon e dikujt

Mediale Vip

Ekspertët kritikojnë Kim Kardashianin: Është një fustan shumë i çmuar për të rritur egon e dikujt

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:32
Kim Kardashian

Pasi Kim Kardashian u shfaq në edicionin e sivjetmë të Met Gala me fustanin kult të Marilyn Monroe me vlerë pesë milionë dollarë dhe për shkak të të cilit humbi shtatë kilogramë, disa ekspertë nuk u ndanë të kënaqur me veprimin e saj, pasi – sipas tyre – ishte shumë e rrezikshme dhe e panevojshme.

Bukuroshja e veshi fustanin origjinal në tapetin e kuq, ndërsa më vonë u shfaq me një kopje të tij. Ndonëse mahniti shumë njerëz që pyesnin se si arriti ta merrte këtë artikull të çmuar dhe përkundër dukjes mahnitëse, hasi edhe në disa mosmiratime.

“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer kur shoh këtë fustan kulti 60 vjeçar të veshur në publik”, ka thënë Michelle Morgan, autore e librit të vitit 2018 për Marilyn Monroe.

Ndërsa më pas e shpjegoi deklaratën e saj: “Fustani është jashtëzakonisht i brishtë dhe më parë ruhej në kushte të kontrolluara të temperaturës, kurse tani është këtu dhe jo vetëm që dikush e vesh atë, por është në tapetin e kuq, ku mund t’i kishte ndodhur shumëçka”.

Ajo theksoi gjithashtu se “djersa, parfumi dhe grimi” mund të kishin shkaktuar dëme dhe njolla të papërshkrueshme në fustan.

Profesoresha e historisë së modës në Fashion Institute of Technology, dr. Justine De Young, e quajti tejet “të papërgjegjshme dhe të panevojshme” zgjedhjen e yllit të famshëm amerikan.

“Një pjesë e tillë kulti e historisë amerikane nuk duhet të rrezikohet të dëmtohet vetëm për shkak të rritjes së egos së dikujt dhe realizmit të fotografive”, është shprehur Justine.

Duke iu referuar komenteve të Kardashian se ka humbur shtatë kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin, dr. Young vazhdoi: “Një dietë e mirë për t’u përshtatur me një fustan origjinal është gjithashtu një mesazh i trishtuar në përputhje me idealet e viteve të gjashtëdhjeta”.

Image

 

Shumëkush ra dakord se e kuptonin dëshirën për të veshur rroba të tilla, por se fustani ishte dedikuar ekskluzivisht për Marilyn Monroe.

“Fustani është bërë me porosi për Marilyn Monroe. Nuk është një veshje që mund ta blini. Ai u krijua nga stilisti fitues i Oscarit, Jean Luis, i cili projektoi kostumet për dy filmat e fundit të Marilyn, ‘The Misfits’ dhe i ‘Something’s Got to Give’”, ka deklaruar Scott Fortner, një historian dhe një nga koleksionistët më të mëdhenj në botë të gjësendeve personale të Merilyn.

Sa i përket fustanit, të cilin e quajti një “thesar kombëtar”, ai tha se duhet të kishte mbetur vetëm për Monroe dhe se askush tjetër nuk duhej ta vishte atë: “Nëse do të ishte në dorën time, nuk do ta lejoja të ndodhte kjo për shkak të historisë kulturore amerikane”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat