Pas ndarjes nga i dashuri, flet për herë të parë Dua Lipa

Mediale Vip

Pas ndarjes nga i dashuri, flet për herë të parë Dua Lipa

Më: 11 maj 2022 Në ora: 11:39
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore e cila komentohet më së shumti nga të gjitha mediat përsa i përket karrierës dhe jetës së saj personale.

Siç dihej kohët e fundit këngëtarja po përjetonte një lidhje dashurie prej dy vitesh me vëllain e vogël të Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid ku sipas ndjekësve dukeshin se ishin mjaft të lumtur por mesa duket ka pasur krisje mes dy të rinjëv.   Së fundmi ajo është shprehur duke thënë se: “Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është të jem vetëm sepse kështu jam mirë.

Disa njerëz në internet do të thonë ‘Oh Dua shkoi në darkë e vetme, blah blah, e bëjë këtë çdoherë. Mendoj se kjo është e mahnitshme nëse e bëni gjatë gjithë kohës. Duhet të jeni të sigurt. Por, ishte një hap i madh për mua. Isha nervoz – si, çfarë do të bëjë? Nuk dëshiroj që të jem në telefonin tim. Dëshiroj të di se a mund të jem me veten time, e kuptoni? Definitivisht jam rritur.

Në përgjithësi, si në aspektin e zërit ashtu edhe në aspekte të tjera jam më e pjekur. Ishte sikurse po merrja fuqi dhe nuk frikësohesha të flas për disa gjëra. Ishte si një periudhë për të kuptuar së çfarë dëshiroj.”, ka thënë ajo për lansimin e këngëve të reja.

Ylli i muzikës pop u shfaq me një set fotografik në revistën Vogue me një veshje të kuqe të ndezur nga Connor Ives dhe një fustan të bardhë të Khaitë. Të hënën artistja do jetë në Berlin për koncertin e saj të fundit të turnout ”Future Nostalgia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat