Sonila Meço tregon se çfarë e ka mbajtur të fortë lidhjen me bashkëshortin

Mediale Vip

Sonila Meço tregon se çfarë e ka mbajtur të fortë lidhjen me bashkëshortin

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:33
Sonila Meço

E ftuar në “Goca e Gra”, Sonila Meço foli për marrëdhënien me partnerin e saj, Drinin dhe “sekretin” e lidhjes së tyre afatgjatë. Pas plot 21 vitesh martesë, Sonila ka treguar se gjërat kanë ndryshuar shumë nga fillimi.

Ajo madje rrëfeu se çfarë mendon se e mbajti të fortë lidhjen mes tyre.

“Unë kam mjaftueshëm vite e lidhur me bashkëshortin dhe ka pasur disa ngjarje të rëndësishme që nuk i kanë lënë kohë martesës. Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua, sepse ishte mbështetja ime më e madhe, ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë, por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy,” -u shpreh Sonila.

Sonila dhe Drini janë prindër të një vajze, Amaris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat