Triumfi i Ukrainës në Eurovision, edhe këtë herë politika dominoi mbi muzikën

Mediale Vip

Triumfi i Ukrainës në Eurovision, edhe këtë herë politika dominoi mbi muzikën

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po bën rreth tre muaj që ka nisur, pothuajse e gjithë Europa u ndal të shtunën për të parë një nga kompeticionet më të njohura të kontinentit, ‘Eurovision Song Contest’. I konceptuar si një mënyrë e qetë për vendet europiane për të konkurruar kundër njëri-tjetrit, konkursi i këngës krenohet se ka ndihmuar në ruajtjen e paqes në Europë. Organizuar nga ‘Unioni Europian i Transmetuesve’ (EBU), festivali ‘shitet’ si një event ku shtetet lënë mënjanë dallimet e tyre kulturore dhe kapërcejnë barrierat gjuhësore përmes fuqisë së muzikës.

Por Rusia u pezullua këtë vit dhe Ukraina që në fillim u pa si favorite për të fituar, sa për simpatinë e fituar prej luftës ashtu edhe për meritë. Siç pritej, megjithëse juritë profesionale mbështetën kryesisht vendet e tjera, vota e publikut shkoi në masë dërrmuese për Ukrainën, duke i dhënë asaj fitoren. Kjo mund të duket se është në kundërshtim me frymën e festivalit, por intriga është në fakt ajo që e bën Eurovisionin të suksesshëm: Është një katalizator përfaqësuese për politikën ndërkombëtare që rrjedh nën sipërfaqen e shkëlqyeshme europop, për të cilën ata në shtëpi kanë nevojë më shumë se kurrë më parë.

Është pikërisht kjo ndjenjë e nënkuptuar politike që gozhdon publikun para ekranit vit pas viti. (Edicioni i vitit 2021 arriti një audiencë prej 183 milionë shikuesish, duke e bërë atë eventin më të shikuar të drejtpërdrejtë josportive në botë.) Festivali nuk e ka fituar vëmendjen amerikane, përtej pjesëmarrjes së ABBA dhe Celine Dion. Nga ndikimi pozitiv te të drejtat e komunitetit LGBT deri te kënaqësia e votimit për vendin “që meriton fitore”, Eurovisioni ka qenë gjithmonë më shumë se thjesht muzikë, dhe me luftën në Ukrainë, Eurovisioni tani duket më relevant se kurrë.

Image
Pamje nga Eurovisioni 2022

Hapja e së shtunës ishte e mirëmenduar me performancën “Give Peace A Chance”. Politikat pas kësaj ishte më delikate, me shumë artistë që mbanin në heshtje shiritat e verdhë dhe blu(flamuri ukrainas) në kyçet e dorës ose mbanin flamuj të vegjël. Por disa – si Islanda –thyen protokollin dhe bënë thirrje për paqe në Ukrainë. Prezantuesit kishin detyrën ‘e pakëndshme’ që të përpiqeshin t’i shpërfillnin të gjitha, ose të ndalonin çdo thirrje. Në një moment jashtëzakonisht të vështirë, prezantuesi dhe këngëtari Mika rrëmbeu mikrofonin në mënyrë që përfaqësuesit ukrainas të mos thoshin diçka politike gjatë një interviste.

Konkursi muzikor filloi në vitin 1956 me vetëm një pjesë të vogël të pjesëmarrësve. Gjatë gjashtë dekadave që pasuan, Eurovisioni është rritur duke përfshirë deri në 52 vende të mundshme pjesëmarrëse, megjithëse numri më i madh i vendeve që kanë konkurruar ka qenë 43. (Çdo vend që ka një transmetues televiziv që është një anëtar që paguan taksat e sindikatës së transmetimit, kualifikohet për të paraqitur një këngë. Është një kërkesë kualifikimi mjaft e gjerë për të përfshirë vende jo-europiane si Izraeli dhe Australia, por jo Shtetet e Bashkuara.)

Organizatorët kanë këmbëngulur herë pas here se konkursi është i natyrës apolitike. Shitet si arratisje, paqe, dashuri dhe muzikë, me tema vjetore si “Come together”(të bëhemi bashkë) ose “We are one” (Ne jemi një). Këtë vit, ishte “The Sound of Beauty” (Tingulli i bukurisë). Por festivali ka mbajtur gjithmonë një qëndrim për klimën aktuale.

Nga pranimi i Izraelit si anëtar në 1973 deri tek vala e vendeve të Europës Lindore që papritmas u pranuan në fillim të viteve 1990, Eurovisioni është një shfaqje që pasqyron aktualitetin. Me imperializmi amerikan në rritje dhe fuqizimin e Britanisës së Madhe, dorëzimet e këngëve kryesisht ishin në anglisht, deri në 1973 kur rregullat për gjuhën e këngëve pjesëmarrëse u zbutën për tu hequr plotësisht në 1999. E ndërsa ndikimi amerikan është zbehur, tendenca është kthyer drejt këndimit në gjuhën amtare.

Favorizimi politik ka qenë gjithmonë i dukshëm në mesin e votave të jurisë, me vendet që e shohin atë si një mjet ‘respekti’ ndaj fqinjëve të tyre ose si një mënyrë për të nënvlerësuar ata me të cilët kanë mosmarrëveshje politike. Por që kur jurisë iu shtua edhe televotimi i publikut, natyra politike e spektaklit ka qenë më e vështirë për t’u fshehur – veçanërisht pasi një rregull është që shtetet nuk mund të votojë për këngëtarët nga vendi i tyre. Në vitin 2021, pas tërheqjes përfundimtare të Britanisë së Bashkuar nga BE-ja, ajo përfundoi duke marrë zero pikë. Dhe që kur Rusia miratoi ligjin e saj të “propagandës së homoseksualëve” në vitin 2013, përfaqësuesit e saj janë sharë gjithnjë nga audienca.

Image
Ronela Hajati

Tensionet ruso-ukrainase kanë qenë veçanërisht të dukshme që nga aneksimi i Krimesë nga Kremlini në 2014. Në vitin 2016, interpretuesja ukrainase, Jamala, këndoi një këngë me titull “1944”, e frymëzuar nga historia e gjyshes së saj që u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. Megjithëse kënga e saj kishte të bënte teknikisht me një dukuri historike (dhe për këtë arsye nuk shkel rregullin që thotë se këngët duhet të mos jenë për ngjarjet aktuale politike), Rusia u ankua, duke sjellë në vëmendje temat e këngëve. Por me votat e publikut Jamala u shpall fituese. (Që nga viti 2016, votimi ka qenë një ndarje 50-50 me juritë tradicionale dhe totalet e votave të publikut nga vendi në vend.)

Vitin tjetër, Ukraina organizoi festivalin dhe ndaloi hyrjen e përfaqësueses së Rusisë në vend për shkak të mbështetjes së saj për aneksimin e Krimesë nga Moska. Dy vjet më vonë, Ukraina hasi në telashe me përfaqësuesen e saj, e cila refuzoi të përfaqësonte vendin dhe të hiqte dorë nga qëndrimi politik. Atë herë ishte radha e Ukrainës që të tërhiqej.

Festivali i këtij viti vetëm sa e thelloi përçarjen. Megjithëse në fillim ‘Unioni Evropian i Transmetuesve’ refuzoi të mbante një qëndrim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ankesat e pjesëmarrësve dhe shikuesve arritën në një pikë që ata nuk mund ta injoronin dhe kjo e skualifikoi Rusinë nga festivali. Si përgjigje, Putini është tërhequr krejtësisht nga bashkimi i transmetimeve dhe është e paqartë nëse dhe kur Rusia do të rikthehet.

Image
Pamje nga Eurovisioni 2022

Ndërkohë, përfaqësuesit e Ukrainës, Kalush Orchestra performuan “Stefania”, të kënduar tërësisht në gjuhën ukrainase me refrenin të frymëzuar nga muzikën popullore ukrainase të ndërthurur me rep, një breakdancer dhe instrumente tradicionale frymore prej druri, sopilka dhe telenka. Me një tekst për rikthimin në shtëpi në rrugë të prishura dhe për të vlerësuar nënat që mbrojnë fëmijët e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh pse kënga ishte një favorite e madhe.

Pavarësisht rregullit kundër mesazheve politike, performanca e Ukrainës natyrisht u mbyll me një mesazh që lutej për t’i dhënë fund luftës. Grupi pritet të kthehet në shtëpi menjëherë pas shfaqjes për t’u bashkuar me ushtrinë dhe për të luftuar për vendin e tyre. Shumica e jurive duket se nuk e vlerësuan atë, megjithëse Ukraina mori vota maksimale nga fqinjët Polonia, Moldavia, Letonia, Rumania dhe Lituania. Por europianët nga shtëpia i dhanë Ukrainës një total befasues prej 439 pikësh nga televotimi, për ta çuar në 631 pikë të pakapërcyeshme (e dyta më e larta në histori) që rrjedhimisht i solli fitoren.

Pa marrë parasysh se kush fitoi këtë vit, politizimi i Eurovisionit do të vijoj. Mund të mos jetë përfaqësuesi i një lufte, por muzika është me të vërtetë një gjuhë universale, përfshirë atë të politikës. Eurovision do të jetë gjithmonë pika më argëtuese dhe treguese e Europës për mënyrën se si ndihen shtetet e saj për botën dhe fqinjët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat