Ditëlindje romantike në prag martese, aktorja e njohur poston urimin e ëmbël për patnerin

Mediale Vip

Ditëlindje romantike në prag martese, aktorja e njohur poston urimin e ëmbël për patnerin

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:12
Ilustrim

Aktorja e njohur e serialeve turke, Demet Ozdemir, ka festuar ditëlindjen e partnerit të saj Oguzhan Koç, me të cilin këtë verë do të organizojë ceremoninë e martesës.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Demet uroi njeriun e zemrës me një mesazh emocionues:

“Do të të dua gjithmonë... Faleminderit shumë që ndan me mua çdo detaj të shpirtit tënd të bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime...”

Pak muaj më parë, Demet i tha “Po” propozimit surprizë për martesë që i dashuri i organizoi enkas për ditëlindje. Të dy artistët i lumturuan fansat e tyre me lajmin që ndanë. Së shpejti, ata do të lidhin kurorë në një ceremoni të ngushtë me njerëz të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat