Aktorja e njohur, ambasadorja e parë indiane e markës Louis Vuitton

Mediale Vip

Aktorja e njohur, ambasadorja e parë indiane e markës Louis Vuitton

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:24
Deepika Padukone

Aktorja Deepika Padukone është emëruar ambasadorja e parë indiane e markës Louis Vuitton, njoftoi të martën shtëpia luksoze franceze.

Roli i ri i aktores 36-vjeçare të Bollywood-it u zbulua si pjesë e një fushate të re të çantave, ku ajo i bashkohet Emma Stone dhe aktores kineze, Zhou Dongyu, në një seri fotosh promovuese.

Përveçse është fotografuar rregullisht me veshje dhe çanta sportive Louis Vuitton, Padukone ka modeluar më parë për markën. Në vitin 2020, ajo u bë aktorja e parë indiane që u shfaq në një fushatë për markën luksoze, duke pozuar për një kopertinë libri vintage, së bashku me yje si Léa Seydoux dhe Sophie Turner.

“Pas një marrëdhënieje të fortë bashkëpunimi me Maison... aktorja fituese e çmimeve fillon një kapitull të ri emocionues të rrugëtimit të saj me Louis Vuitton”, njoftoi shtëpia e modës në një deklaratë për shtyp.

Padukone është shfaqur në mbi 30 filma artistikë, përfshirë "Padmaavat", një nga filmat indian me fitime më të larta të të gjitha kohërave. Ajo u emërua së fundmi si pjesë e jurisë prej 9 personash në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti dhe fitoi rreth 6 milionë dollarë në vitin 2019, sipas Forbes India.

Padukone kohët e fundit ka luajtur në fushata për kompani si Levi's dhe Adidas, megjithatë partneriteti i saj me Louis Vuitton shënon rolin e saj të parë si ambasadore për një markë luksoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat