Marc Anthony i propozoi të dashurës së re me një unazë si ajo që i dha dikur J.Lo-së

Mediale Vip

Marc Anthony i propozoi të dashurës së re me një unazë si ajo që i dha dikur J.Lo-së

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:27
Marc Anthony, Nadia

Marc Anthony së fundmi i propozoi të dashurës së tij 23-vjeçare, pas vetëm tre muajsh lidhje. Por ajo që bëri më shumë zhurmë se vetë fejesa, ishte unaza me të cilën ai i propozoi që duket çuditërisht e njohur.

Modelja paraguaiane e tregoi unazën në Instagram Story të enjten, duke zbuluar se çifti po “festonte një fejesë". Anthony ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

"Diamanti gjigant në unazën e Nadias ka të ngjarë të jetë së paku 10 karat dhe unë do ta vlerësoja të jetë një gjysmë milioni dollarë," thotë Mike Fried, CEO i The Diamond Pro, për Page Six Style.

Guri qendror i prerë në formë katore është i rrethuar nga dy gurë më të vegjël, dhe duket shumë e ngjashme me unazën që Anthony i dha ish-bashkëshortes, Jennifer Lopez, në vitin 2004.

Në atë kohë, Anthony bëri tatuazh emrin e saj në kyçin e dorës duke shkruar inicialet e saj - JLA, për Jennifer Lopez Anthony). Pasi çifti njoftoi ndarjen në vitin 2011, ai e mbuloi tatuazhin.

Kjo do të jetë martesa e katërt e Anthony.

Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004-ën, me Lopez nga viti 2004 në 2014-ën dhe modelen Shannon De Lima nga 2014-a deri në 2017-ën. Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me J.Lo-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat