SNL ‘after-party’/ Lewis Hamilton kapet ‘mat’ me Selena Gomez dhe Cara Delevingne

Mediale Vip

SNL ‘after-party’/ Lewis Hamilton kapet ‘mat’ me Selena Gomez dhe Cara Delevingne

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:11
Lewis Hamilton, Selena Gomez dhe Cara Delevingne

Piloti i F1, Lewis Hamilton ishte pjesë e “after-partyt” të Saturday Night Live në New York, ku është parë duke biseduar me Selena Gomez dhe Cara Delvingne.

Selena Gomez ishte e ftuara e radhës që realizoi monologun e saj në SNL mbrëmë, ndërsa pas shfaqjes u takua me yllin e F1 së bashku me modelen Cara Develigne, e cila  ishte gjithashtu e pranishme.

37 vjeçari dhe Selena Gomez janë parë edhe më herët së bashku më parë në InStyle Awards 2017.

Nga ana tjetër, The Sun shkruan se piloti i Mercedesit, është më i afërt me Delevingne, pasi është shoqëruar me 29-vjeçaren edhe në Met Gala 2021.

Kujtojmë këtu se Delevingne ka marrë pjesë gjithashtu në Grand Prix dhe është fotografuar duke mbajtur tabelën e rrjetit të Hamilton në Çmimin e Madh të Monakos 2015.

Fansat e Selena Gomez, emocionuar kur panë këngëtaren duke biseduar me Hamilton, kanë vërshuar menjëherë në komente.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Ata duhet të takohen tani.”

Një tjetër shtoi: “Unë thjesht nuk jam gati të shoh dy dashuritë e jetës sime së bashku”.

Dhe një i tretë tha: “Ky është një çift kaq i rastësishëm haha ​​wow.”

Image
Lewis Hamilton, Selena Gomez, Cara Delevingne

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat