Mozzik dhe Getinjo publikojnë këngën “Totorina” më 19 maj

Mediale Vip

Mozzik dhe Getinjo publikojnë këngën “Totorina” më 19 maj

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:34
Mozzik dhe Getinjo

Dy reperët e njohur dhe njëkohësisht vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo janë drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.

Dyshja prej ditësh kanë paralajmëruar se po punojnë në një këngë të përbashkët dhe tashmë ata kanë zbuluar edhe detaje të reja.

Përmes një fotografie në Instagram, Mozzik ka njoftuar se kënga mban titullin  “Totorina” dhe pritet të publikohet më 19 maj, ndërsa do të jetë e shoqëruar edhe me klip.

“19 maj, pas orës 00:00 publikohet projekti Totorina x Getinjo. A ju kujtohet “El Chapo” me dy këngë.. edhe këtë e kemi bë me një surprizë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, krahas projekteve muzikore dhe koncerteve, Mozzik së fundmi është nderuar edhe me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, përkatësisht në Dyseldorf.

Kujtojmë që përveç në trevat shqiptar, reperit nga Ferizaj prej vitesh ka ndërtuar karrierë edhe në ato gjermano-folëse dhe këngët e tij priten mirë edhe nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat