Ermal Fejzullahu tregon si u bullizua për mbipeshë

Mediale Vip

Ermal Fejzullahu tregon si u bullizua për mbipeshë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:28
Ermal Fejzullahu

I ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok”, ka qenë këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu.

Këngëtari i shumë hiteve në estradë, ka rrëfyer për rritjen e tij profesionale si dhe sfidat që e kanë përcjell gjatë jetës.

Me gjithë dashurinë që ka ndaj basketbollit, Fejzullahu tha se vet është marrë shumë pak me sport dhe shkas për këtë ka qenë edhe mbipesha.

I pyetur nga moderatori Fis Juniku se nëse është bullizuar gjatë jetës, Ermali e pohoi një gjë të tillë duke thënë se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi ka lënë shumë me komplesek, sepse këtu fatekqëssiht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë, por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashulluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje shtoi ai”, theksoi Fejzullahu.

Këngëtari i hitit “Goca nga Tirana” tha se mesazhi që do t;i jepte çdokujt që po përballet me bullizëm, do të ishte thjeshtë “Mos ta ndjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat