Amber Heard rifillon dëshminë e saj në gjyqin me Johnny Depp

Mediale Vip

Amber Heard rifillon dëshminë e saj në gjyqin me Johnny Depp

Më: 16 maj 2022 Në ora: 23:44
Amber Heard

Aktorja Amber Heard rifilloi dëshminë e saj të hënën (16 maj), pas një pushimi njëjavor në gjyqin e padisë për shpifje të ngritur nga ish-bashkëshorti i saj, aktori Johnny Depp .

Në dëshmin e saj, Heard tha se kishte frikë se ish-bashkëshorti i saj Depp do ta vriste aksidentalisht gjatë një sulmi të supozuar në muajin e tyre të mjaltit.

Duke dëshmuar në një çështje shpifjeje që Depp ka ngritur kundër saj, 36-vjeçarja ka përshkruar aktorin si një abuzues i rrënuar nga varësia nga droga, xhelozia dhe vetëlëndimi.

Depp ka paditur Heard për 50 milionë dollarë për një artikull në të cilin ajo pretendonte se ishte viktimë e dhunës në familje.

Ai ka mohuar vazhdimisht çdo abuzim, transmeton BBC.

Çështja e profilit të lartë në Virxhinia ka rifilluar për javën e pestë pas një pauze, përpara së cilës Depp kishte treguar anën e tij të historisë dhe Heard kishte filluar disa nga dëshmitë e saj.

Në gjykatë të hënën, Heard e përlotur u tha juristëve se ajo besonte se ka të ngjarë “se nuk do të mbijetonte” nëse do të vazhdonte të ishte e martuar me aktorin 58 vjeç.

“Isha aq e frikësuar sa do të përfundonte shumë keq për mua. Unë me të vërtetë nuk doja ta lija. E doja shumë”, tha ajo.

Heard ka akuzuar Depp për raste të përsëritura të abuzimit fizik. Të hënën, ajo pretendoi se ai e sulmoi atë ndërsa ishte në trenin Orient Express në Azi, pas dasmës së tyre në shkurt 2015, duke pretenduar se ai e goditi atë dhe e kapi për fyti ndërsa ishte në dhomën e tyre të gjumit.

“Ai po më shtrëngonte qafën në makinën hekurudhore për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.

Në një rast tjetër, Heard përshkroi një “javë ferri” pasi Depp dyshohet se u bë xheloz pasi asaj iu ofrua një rol me James Franco. Ajo pretendoi se ai e goditi me grusht dhe e hodhi në mobilie. Marrja në pyetje nga avokatët e Depp pritet të fillojë më vonë gjatë ditës.

Ndërsa Heard tha se martesa ishte “nganjëherë, shumë e dashur”, ajo u përkeqësua me kalimin e kohës në një pikë ku tensioni dhe dhuna u bënë “pothuajse normale”. Ata u divorcuan në vitin 2017, pas dy vitesh.

Gjatë debateve të tyre gjithnjë e më të shpeshta, Heard pohoi se Depp shpesh dëmtonte vetën.

“Në përleshje ai shpesh priste krahët ose mbante thikën në gjoks ose nxirrte gjak, në fillim. Ai i fiku vetës edhe cigare në trup”, tha ajo.

Në dëshminë e tij më herët në gjyq, Depp tha se ai kurrë nuk e goditi Heard dhe u tha juristëve se ajo kishte një “nevojë” për konflikt dhe dhunë.

Të hënën, anëtarët e jurisë dëgjuan një sërë audio të ish-çiftit duke u grindur. Në një klip Heard mund të dëgjohet duke thënë se ajo goditi Depp.

Sipas Heard, ajo ndonjëherë godiste në mënyrë “reaktive” Depp dhe pretendonte se po i referohej “pabarazisë” së forcës së tyre.

Çështja e shpifjes kundër Heard rrjedh nga një artikull i vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post, në të cilin ajo e karakterizoi veten si viktimë e abuzimit. Në artikull nuk përmendej emri i Depp.

Megjithatë, avokatët e tij kanë thënë se artikulli e ka dëmtuar “pallogaritshëm” reputacionin dhe karrierën e tij. Ajo e ka paditur atë për 100 milionë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat