Del videoja/ Donaldi dhe Bora në një tavolinë, aktori i ndez cigaren dhe bisedojnë

Mediale Vip

Del videoja/ Donaldi dhe Bora në një tavolinë, aktori i ndez cigaren dhe bisedojnë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 07:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Të gjithë ata që i mundoi dëshira e bashkimit të Donaldit me Borën, kanë lajme të mira.

Ata janë parë dhe filmuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar në eventin e Valdrin Sahitit, ku ky i fundit prezantoi koleksionin e tij të ri. Dyshja janë parë për herë të parë bashkë në publik që pas përfundimit të Big Brother VIP.

Bora u shfaq e veshur me një fustan nga koleksioni i ri i stilistit dhe mori vëmendjen e të gjithëve teksa sfiloi në tapetin e kuq.

Pas sfiladës, dyshja u pa së bashku nën shoqërinë e disa miqve të tjerë. Donaldi dhe Bora shihen duke biseduar, ndërsa nuk mungon edhe kujdesi nga ana e aktorit. Ai i ndez cigaren ish-it të tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by bora_donald (@boradonaldi_)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat