Ronela Hajati reagon sërish ndaj komenteve negative: Opinionistë të kalbur

Mediale Vip

Ronela Hajati reagon sërish ndaj komenteve negative: Opinionistë të kalbur

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:42
Ronela Hajati

Javën që lamë pas u mbajt Eurovision 2022, fitues i të cilit u shpall grupi Kalush Orchestra nga Ukraina.

Përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion ishte këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret” që u eliminua në natën e parë gjysmëfinale duke humbur mundësin për të kaluar në finale e madhe të së shtunës së 14 majit.

Perfomanca e Ronelës pavarësisht eliminimit mori vëmendje të madhe ndërsa po vazhdon të komentohet, e për këtë ka reaguar sërish këngëtarja.

Image
Ronela Hajati/Instagram

Përmes një postimi në Instagram, Ronela i ka quajtur ‘opinionistë të kalbur’ reagimet për pjesëmarrjen e saj në Eurovision.

“Po paskeni qenë të vdekur për t’u kapur me mua…Opininonistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin…Turp!”, ka shkruar Ronela.

Ndërkohë, së fundmi Ronela ka dhënë edhe intervistën e parë që pas eliminimit nga Eurovision, në “A live night” ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka marrë një çmim të parë në festival, deri dhjetorin e kaluar kur fitoi Festivalin e RTSh-së.

Në anën tjetër, Hajati tashmë ka nisur punën për projekte të reja muzikore që pritet të lansohen së shpejti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat