Marina Vjollca feston ditëlindjen, Getoar Selimi: Ti më bën krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku

Mediale Vip

Marina Vjollca feston ditëlindjen, Getoar Selimi: Ti më bën krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:46
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Dita e sotme (e martë) është e veçantë për prezantuesen, Marina Vjollca.

Kjo pasi moderatorja nga Shqipëria po feston ditëlindjen e 32-të dhe natyrisht nuk kanë munguar urime të shumta drejtuar asaj.

Ajo që e bën edhe më të bukur festimin e ditëlindjes këtë vit për Marinë është edhe fakti që ajo feston për herë të parë si një nënë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)

Një urim romantik, moderatorja ka marrë edhe nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, i cili e ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku”, ka shkruar Geti sipër një fotografie të Marinës ku shihet me vajzën e tyre, Marget.

Kujtojmë që çifti janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa mirëpritën fëmijën e parë në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, dyshja mbesin të angazhuar edhe në karrierat e tyre profesionale, Geti në muzikë po shijon suksesin me këngën “Ani nasht” që solli në bashkëpunim me reperin Majk, ndërsa Marina si prezantuese e spektaklit të humorit “Klanifornia”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat