Semi nesër publikon këngën “Ani”, sjell një pjesë të shkurtër nga klipi i ri

Mediale Vip

Semi nesër publikon këngën “Ani”, sjell një pjesë të shkurtër nga klipi i ri

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:01
Semi Jaupaj

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore.

Artistja prej ditësh ka paralajmëruar këngën e re dhe tashmë ka zbuluar edhe detajet rreth këtij projekti.

Së fundmi këngëtarja nga Shqipëria ka publikuar edhe një pjesë të shkurtër nga kënga që do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Projekti i ri i Semit mban titullin “Ani” dhe pritet të lansohet të mërkurën më 18 maj në ora 18:00.

Në pjesë e shkëputur nga klipi, Semi shihet e veshur me një kostum dypjesësh ngjyrë vjollcë teksa ndodhet e rrethuar me grupin e valltareve.

Theksojmë që Semi vazhdon të jetë e komentuar edhe për pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP.

Pas daljes nga BB VIP, Semi lansoi këngën “Mos u kthe” që u kthye në hit dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat