Robert Aliaj përplaset me Ardit Çunin: Patëm një paraqitje skandaloze në Eurovision

Mediale Vip

Robert Aliaj përplaset me Ardit Çunin: Patëm një paraqitje skandaloze në Eurovision

Më: 18 maj 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Ronela Hajati është përballur me kritika të shumta për shkak të pjesëmarrjes në festivalin evropian “Eurovision 2022”. Këngëtarja, e cila na përfaqësoi me këngën “Sekret” nuk siguroi dot votat e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale. Lidhur me këtë pati një përplasje mes Ardit Çunin dhe Robert Aliajt.

Çuni, i cili ishte i ftuar në emisionin Open, tha se të gjitha fitoret në Festivalin e Këngës janë kontestuar, duke përmendur edhe Rona Nishliun. Aliaj tha se kurrë nuk ka kritikuar Nishliun, të cilën e quajti si “diva”, ndërsa shtoi se Shqipëria pati një paraqitje jo të denjë në këtë edicion.

Pjesë nga debati:

Ardit Çuni: Edhe për Rona Nishliun ashtu thatë…

Robert Aliaj: Mos flisni si skutha, i lini këto muhabete. Rona Nishliu ishte një diva, se kam sharë asnjëherë. Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve. Në atë finale Rona Nishliu u përmend si imazh. E përmendën edhe spikerat. Më erdhi mirë normal.

Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni. Aty s’bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e politikës. Mos të themi që kjo këngë nuk ka qenë e kontestuar kur u shpall fituese. Unë s’do të doja që një festival si Kënga Magjike të merrte këtë.

Ardit Çuni: Të përgëzoj për skandalet që shkakton në televizionet që merr pjesë.

Robert Aliaj: Unë s’të njoh fare.

Ardit Çuni: Të shoh vetëm duke komentuar dhe festival si Kënga Magjike. Të përgëzoj që shan një koncert që ti vetë merr pjesë. Një pjesë e këngëtarëve kanë dalë nga Kënga Magjike.

Robert Aliaj: Të flasim me radhë… Unë nuk dua të merrem me njerëz anonim. Ne nuk kemi kulturë debati.

Ardit Çuni: Nuk e di për çfarë e ka fjalën zoti Aliaj. Ka përgjegjës dhe tituj në këtë delegacion. Delegacioni drejtohet nga RTSH. Unë jam drejtor i medias në rastin konkret. Derejtorët janë pjesë e kontrollit të gjësë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat