Tronditi ndjekësit me shenjat e dhunës në fytyrë, zbulohet e vërteta pas fotografive të Luanës

Mediale Vip

Tronditi ndjekësit me shenjat e dhunës në fytyrë, zbulohet e vërteta pas fotografive të Luanës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:07
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dy javët e fundit.

Ylli shqiptar ka zbuluar se përmes 5 këngëve që do të publikohen javë pas jave do të sjell histori personale, që nuk janë histori të bukura por kanë lënë gjurmë dhe kanë ndikuar në formimin e saj.

Pas publikimit të këngës “Si njerëz”, e cila bëri bujë të madhe për shkak të dukurisë së bullizmit që trajton, si duket është radha për këngën tjetër.

Këtë la të kuptohej vet Luana përmes publikimit të disa fotografive në “Instagram” sipër së cilave shkruan “Traumë e vjetër”, i cili duhet të jetë titulli i këngës.

Në këto foto Luana shfaqet me shenja të dhunës në fytyrë dhe lot në sy, duke na zbuluar kështu edhe pak nga videoklipi.

Fotot zgjidhin edhe misterin e disa fotografive që para dy javësh pushtuan internetin, ku Luana ishte fotografuar me shenja dhune në një veturë.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat