Sean Paul flet për herë të parë për lajmet se Beyonce ka tradhtuar Jay Z me të

Mediale Vip

Sean Paul flet për herë të parë për lajmet se Beyonce ka tradhtuar Jay Z me të

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:39
Sean Paul, Beyonce

Dueti i Beyonce dhe Sean Paul, “Baby Boy” i paraqitur në albumin solo debutues të Beyoncé, Dangerously in Love, ishte hiti i verës kur u publikua në vitin 2003. Veçse mbeti në mendjen e të gjithëve për shumë kohë, kënga gjithashtu ndezi thashethemet për një romancë mes dy bashkëpunëtorëve, pavarësisht faktit se Beyoncé ishte në lidhje me Jay-Z.

Në një intervistë të re me The Daily Beast, Sean foli për spekulimet dhe u dha fund njëherë e mirë.

"Jo! Do të doja ta bëja!" tha ai, kur u pyet nëse ata u lidhën gjatë asaj epoke. "Ajo është shumë e bukur."

Sean tha gjithashtu se ata e performuan këngën vetëm tri herë së bashku.

"Ajo pati disa hite me Destiny's Child, por ne nuk dolëm bashkë në të vërtetë. Gjithmonë e kam admiruar muzikën e saj dhe ajo është shumë e bukur. Kështu që, kur dëgjova se Beyoncé po dilte e vetme dhe donte që të bënte një këngë me mua, thashë menjëherë ‘po’," –shpjegoi reperi.

Pavarësisht se gjërat mbetën profesionale mes tyre, thashethemet e lidhjes u përhapën shpejt. Sipas Sean Paul, gjërat arritën në një pikë kritike, kur të dy performuan në MTV Europe Music Awards në nëntor 2003, dhe Bey u përball me të për spekulimet.

"Ajo ishte e inatosur dhe më tha se donte të fliste me mua," pohoi ai. "Pra, folëm dhe ajo më tha: ‘Për çfarë janë gjithë këto thashetheme?’ dhe unë i thashë se s’kam lidhje me to. Ajo më tha se këto thashetheme po i shkatërronin karrierën dhe donte që unë ta dija këtë."

Ndonëse Sean nuk kishte asnjë lidhje me përhapjen e spekulimeve, ai pretendoi se u distancua nga ylli i popit. Ai pranoi se mendonte se Jay-Z nuk e donte atë pranë Beyoncé-s. Megjithatë, Sean nuk është penduar që ka bashkëpunuar me Beyoncé-n. Në fund të fundit, tha ai, ata bënë një super hit së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat