Pas dënimit të Gucatit e Haradinajt, reagon Leonora Jakupi: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora

Mediale Vip

Pas dënimit të Gucatit e Haradinajt, reagon Leonora Jakupi: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora

Më: 19 maj 2022 Në ora: 06:50
Leonora Jakupi

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Të njëjtit u shpallën fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.

Lidhur me këtë pati reagime të shumta dhe një të tillë së fundmi e bëri edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi.

Kjo e fundit shpërndau një fotografi të tyre teksa shtoi: “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora”.

“Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë”, vazhdoi më tej artistja nga Drenica.

Image
Postimi i Leonora Jakupit

Kujtojmë që Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat