Tom Cruise u prit me një sërë ovacionesh në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u nderua me çmimin Palme d'Or.
Ylli i "Top Gun: Maverick" u përlot nga Palma e Artë, që është çmimi më prestigjioz në festivalin vjetor të filmit.
"Faleminderit për kohën tuaj. Unë i bëj këto filma për të gjithë ju”, tha ylli i Hollivudit para audiencës.
Cruise gjithashtu vlerësoi bashkëpunëtorët e tij në Paramount për filmin.
“Ata të gjithë punuan shumë për ta sjellë këtë në ekranin e madh dhe është një ëndërr të jesh këtu. Nuk do ta harroj kurrë këtë mbrëmje”, tha ai.
Presidenti i festivalit, Pierre Lescure, i dorëzoi Cruise çmimin që i është dhënë vetëm 15 personave në të kaluarën.