“Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike” – Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private

Mediale Vip

“Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike” – Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private

Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:44
Kendall Jenner

Përpara se Kendall Jenner të bëhet gati për të festuar përvjetorin e saj të dytë me të dashurin Devin Booker, modelja foli për ‘marrëdhëniet e saj toksike’ në episodin e gjashtë të “The Kardashians” në Hulu.

26-vjeçarja ka qenë e lidhur në të kaluarën me të famshëm si Harry Styles, Nick Jonas, ASAP Rocky, Blake Griffin dhe Ben Simmons.

Ndërsa Kendall nuk përmendi asnjë emër, ajo foli për të kaluarën e saj, teksa u tregoi motrave Khloe dhe Kourtney pwr debatin e saj të ashpër me Scott Disick.Episodi fillon në shtëpinë e Kris Jenner pasi Kendall Jenner acarohet pas një debati me Scott Disick, i cili ishte i mërzitur që nuk e ftoi atë në festën e ditëlindjes së saj, ndërsa Kris përpiqet të qetësojë Scott.

Ndërkohë, Kendall po ngiste G Wagon-in e saj, ajo telefonon Kourtneyn dhe zbulon se sapo pati një “luftë të madhe me Scott” dhe kërkon të vijë në shtëpinë e saj.

Ajo takohet me Kourtneyn dhe Khloe Kardashian dhe u shpjegon se Scott po ankohej se nuk ishte ftuar në Ditën e Falënderimeve dhe darkën e ditëlindjes së saj, shkruan DailyMail.

“Ai po flet për këtë gjatë gjithë kohës dhe thash, “Unë nuk e bëj këtë”. Unë kam qenë në marrëdhënie mjaft toksike dhe nuk mund të duroj më, kështu që thjesht e mbylla”, shpjegon Kendall.

Kendall pranoi në rrëfim se Scott po ‘viktimizonte veten, ai po keqtrajtonte të gjithë të tjerët, përfshirë mua, gjë që nuk kam qëllime të këqija ndaj tij dhe e dua atë dhe e dua gjithmonë pranë. Thjesht më kapi në befasi’.

Disa ditë më vonë, Kendall u përpoq të rregullonte gjërat me Scott, ndërsa ai erdhi në shtëpinë e saj me djalin e tij Reign, pasi Kendall pranon në rrëfim se nuk ka folur me të që nga debati i fundit, por tani ajo është gati.

Për sa i përket të kaluarës së saj, ‘marrëdhëniet toksike’, Kendall nuk tha asgjë më shumë për të, madje as nuk e ka trajtuar ende lidhjen e saj me Booker në shfaqje e re të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat