Flirtet mes Johnny Depp dhe avokates së tij janë të qëllimshme? Flasin ekspertët: Sjellja e tyre…

Mediale Vip

Flirtet mes Johnny Depp dhe avokates së tij janë të qëllimshme? Flasin ekspertët: Sjellja e tyre…

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:22
Johnny Depp dhe avokatja e tij

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, është një emër shumë i lakuar ditët e fundit, pas thasheshemeve për raporin e saj me aktorin.

Gjithashtu avokatja fitoi simpati të madhe nga fansat e Depp për mënyrn e marrjes në pyetje të Amber Heard gjatë gjyqit. Por ndërkohë që 37 vjeçarja, e ka “i tregoi vendin” Heardit në tribunë, ajo ka shfaqur një raport shumë më të afërt me klientin e saj. Një eksperte e gjuhës së trupit ka treguar që ndërveprimet e tyre mund pikturojnë Deppin para jurisë si një “Hero romantik” i cili është gatshëm për film.

Në momente të ndryshme gjatë gjyqit, Vasquez është parë duke buzëqeshur përkrah Depp-it dhe madje e ka përqafuar brenda sallës. Në mediat sociale është spekuluar se dyshja janë një romancë, ndërsa Vasquez vendosi të heshtë kur u pyet për raportin e saj me Depp, ku u pyet teksa doli nga gjykata të mërkurën.

Image
Johnny Depp dhe avokatja e tij

Por ekspertja e gjuhës së trupit thotë se flirtimet mes dyshes mund të bëhen qëllimisht që Depp të duket më i butë dhe më i pëlqyeshëm, pothuajse si një “hero” nga një prej filmat e tij të vjetër.

“Duket flirtuese, por kjo është ndoshta çështja”, tha ekspertja Judi James për Daily Mail.

 “Nëse një foto përshkruan një mijë fjalë, këto ‘fjalë’ duken drejtpërdrejt nga faqet e [kompanisë botuese të romancave] Mills & Boon. Sjellja e saj në gjykatë e kthen Deppin në rolin e heroit romantik. Për fansat besnikë të Depp-it, këto rituale dramatike do të duken si vërtetim. “Nëse kjo grua e zgjuar dhe e bukur mendon se është mirë, atëherë ndoshta është” do të jetë mesazhi i nënkuptuar.”- shtoi ajo.

Image
Johnny Depp dhe avokatja e tij

Një fotografi e Vasquez-it duke përqafuar Depp-in teksa ajo mbyllte sytë dhe buzëqeshte e kënaqur u shpërnda kudo nëpër botë. Por James beson se të gjitha u bën për shkak të kamerave, duke e përshkruar atë si një “pjesë lëvizëse e teatrit të gjuhës së trupit”. Ndërkohë, Depp është duke parë iu kundërpërgjigjur sjelljeve të dashura të Vasquez-it, duke tërhequr karrigen e saj dhe duke i pëshpëritur në vesh.

Veprimet e bëjnë aktorin të duket i butë dhe simpatik – një kontrast me personin e dhunshëm dhe të çrregullt që ish-gruaja Heard ka përshkruar në tribunë.

Ndërkohë, James tha se vendimi për të zgjedhur Vasquez-in që të merrte në pyetje Heard ishte gjithashtu i qëllimshëm, duke pretenduar se një femër “e freskët, e zgjuar, me aromë dhe me pamje të sigurt” që “shaktërronte” aktoren e “Aquaman” ndihmon në nxitjen e dyshimeve të mëtejshme mbi pretendimet që Depp ishte abuziv.

Në një përballje të veçantë, Vasquez bëri që Heard të pranonte se ajo ende nuk e kishte dhuruar të gjithë paratë që fitoi me marrëveshjen e saj të divorcit për bamirësi siç kishte premtuar. Heard këmbënguli se ajo ishte “zotuar” se do t’i jepte paratë, por nuk ishte në gjendje të “përmbushte detyrimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat