Ed Sheeran zbulon se është bërë sërish baba, por e ka mbajtur të fshehtë

Mediale Vip

Ed Sheeran zbulon se është bërë sërish baba, por e ka mbajtur të fshehtë

Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:20
Ed Sheeran

Ed Sheeran është bërë baba për herë të dytë!

Këngëtari 31-vjeçar njoftoi në Instagram dje se ai dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn, mirëpritën një vajzë tjetër, në mënyrë sekrete.

Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës 1-vjeçare Lyra Antarctica.

Sheeran ndau një foto me një palë çorape të bardha fëmijësh në një batanije ngjyrë kafe dhe shkroi:

"Dua t'ju bëj të ditur të gjithëve se jemi bërë me një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të dhe ndihemi mbi hënë që jemi një familje prej 4 vetash".

Është e paqartë se kur lindi fëmija i dytë i Sheeran dhe Seaborn.

Lyra Antarctica lindi në shtator 2020 dhe çifti gjithashtu e mbajti lajmin të fshehtë deri në momentin që vogëlushja erdhi në jetë.

Sheeran dhe Seaborn janë bashkë prej vitit 2015. Ata u martuan në janar të 2019-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat