Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjes është futbollisti i njohur

Mediale Vip

Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjes është futbollisti i njohur

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:30
Heidi Lushtaku

Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë, babai i foshnjes është futbollist i Juventusit 

Futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, ka njoftuar se është bërë baba i një djali.

Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Juventusit bëri të ditur edhe se kush është partnerja e tij.

Demiral publikoi fotografi me ish të fejuarën e boksierit shqiptar Haxhi Krasniqin, Heidi Lushtakun.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Kujtojmë se Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.

Megjithatë, Atalanta ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat