“E di dhe bufi”, Donaldi kërkon sqarim nga Semi për këngën që nxori pas “Big Brother”

Mediale Vip

“E di dhe bufi”, Donaldi kërkon sqarim nga Semi për këngën që nxori pas “Big Brother”

Më: 21 maj 2022 Në ora: 07:02
Semi

Këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yllin Limanin.

Pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj e zhgënjyer nga miku i saj Donald Veshaj që mbylli romancës me Bora Zemanin, publikoi këngën “Mos u kthe”.

Artistja i këndonte një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më dhe sot, në “Më lër të flas”, ajo pranoi se këngë ka qenë një dedikim. E frymëzuar nga çfarë kishte parë dhe përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo shkroi këtë këngë.

“Ylli Limani ishte një ndjekës i Big Brother VIP. Duke ditur dhe bëmat e tua, biseduam mes miqsh, dhe doli kjo kënga. Kështu që po, është dedikim”, tha Semi.

Image

 

“Dedikim ë? O Zot, nuk e dija, qenka dedikim. Po këtë e di dhe bufi”, u përgjigj Donaldi.

“Unë aty brenda kur e dëgjova mendova se më duan të vdekur”, tha ai më tej.

“Jo, është keqkuptuar”, sqaroi këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat