Nuk ka më dyshime/ Çifti i njohur shqiptar i japin fund martesës së tyre

Mediale Vip

Nuk ka më dyshime/ Çifti i njohur shqiptar i japin fund martesës së tyre

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:40
Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika

Lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare, u përhap me shpejtësi në rrjet.
Të shumta ishin detajet që çonin në këto konkluzione. Mirëpo tani nuk ka më dyshime. Çifti i njohur i showbizit janë ndarë përfundimisht. Këtë ndarje e kanë konfirmuar burime për “Prive”.

Bëhet me dije se krisja e marrëdhënies së tyre kishte kohë që kishte ndodhur, dhe një ndër arsyjet kryesore që e çoi çiftin drejt ndarjes ishte distanca.

Blero nuk ka pranuar të zvendoset për të jetuar përfundimisht në Zvicër, ku ndodhet edhe ish-partnerja e tij, Afrona.
Nga të njëjtat burime bëhet me dije se hera e fundit që çifti janë takuar ka qenë dy muaj më parë, kur Afrona hapi qendrën e saj të bukurisë.

Ndërkohë  çifti janë kontaktuar nga “Prive”, por të dy kanë refuzuar të japin koment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat