Kjo është kënga më e re nga Diona Fona

Mediale Vip

Kjo është kënga më e re nga Diona Fona

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:28
Diona Fona

Këngëtarja shqiptare, Diona Fona, ka publikuar së fundmi një projekt ritmik të quajtur “Mama”.

Prurja e re e artistes së njohur vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje të mrekullueshme skenike të Fonës.

Teksti dhe melodia e këtij projekti u bë nga Diona në bashkëpunim me Rron Krasniqin.

Miksimi, masterizimi dhe producimi i këngës duhet theksuar se u realizua nga Deard Sylejmani.

Klipi ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, ‘Imagine Films’.

Menjëherë pas lansimit, kjo këngë mori reagime të shumta nga publiku kryesisht pozitive.

Diona po vazhdon të admirohet për stilin e saj duke bërë kështu që të ketë fansa anembanë trojeve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat