Elon Musk akuzohet se i ekspozoi organet gjenitale ish-stjuardesës, miliarderi e “sfidon”: Më përshkruaj pjesët intime

Mediale Vip

Elon Musk akuzohet se i ekspozoi organet gjenitale ish-stjuardesës, miliarderi e “sfidon”: Më përshkruaj pjesët intime

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:35
Elon Musk

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka mohuar pretendimet se ka prekur pjesët intime para një punonjëse të kompaninë e tij të raketave SpaceX gjashtë vjet më parë.

Gazeta Business Insider raportoi në një artikull se miliarderi i kishte paguar ish-stjuardesës një shifër prej 250.000 dollarë, që të mos fliste.

“Janë akuza krejtësisht të pavërteta”, shkroi Elon Musk në Twitter.

Biznesmeni tha se artikulli i Business Insider ishte i motivuar politikisht.

Themeluesi i SpaceX pretendoi se akuzat lidhen me faktin se ai po përpiqet të blejë Twitter për 44 miliardë dollarësh, si edhe ndryshimin në bindjet e tij politike.

Ai deklaroi të mërkurën se nuk do të mbështeste më Partinë Demokratike, por planifikon që të votojë për republikanët në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Business Insider, SpaceX nënshkroi me gruan e paidentifikuar një marrëveshje që u zgjidh jashtë gjykatës dhe, si pjesë e marrëveshjes, ajo nuk lejohet të padisë kompaninë ose të flisë për incidentin.

Revista citon një mik anonim të stjuardesës, i cili pretendon se ajo ka nënshkruar një deklaratë që të mos flasë.

Sipas këtij burimi për Insaider, Musk ka “ekspozuar veten ndaj ish-punonjëses në vitin 2016 ndërsa ajo po i bënte masazh në avionin e tij privat.”

Thuhet se miliarderi i kishte ekspozuar organet e tij gjenitale, i kishte prekur këmbën pa pëlqim e saj dhe i ofroi t’i blinte një dhuratë nëse ajo do të “bënte më shumë”, duke iu referuar kryerjes së akteve seksuale.

Në një seri postimesh në Twitter, Musk pretendoi se mikja e cituar e ish-stjuardesës është “një aktiviste/aktore e majtë në Los Anxhelos”, dhe e sfidoi atë të verifikonte pretendimet duke e përshkruar pjesët e tij intime të trupit.

“Ne i qëndrojmë historisë sonë, e cila bazohet në dokumente dhe intervista dhe flet vetë”, tha Nicholas Carlson, kryeredaktori i revistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat