Jasmina zbulon historinë alla ‘one night stand’ me Ardian Bujupin/ Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk heq dorë nga flirti me këngëtarin!

Mediale Vip

Jasmina zbulon historinë alla ‘one night stand’ me Ardian Bujupin/ Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk heq dorë nga flirti me këngëtarin!

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:56
Jasmina dhe Ardian Bujupi

asmina dhe Ardian Bujupi ishin prej disa javësh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre. Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e mohonte lidhjen, por as e pohonte, pas pjesëmarrjes në klipin e artistit të njohur. Ndërkohë që Ardiani e mohoi menjëherë dhe madje u lidh me ish-të dashurën e tij, Sabrine.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse, krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina në një intervistë.

Por duket se Jasmina i është rikthyer edhe njëherë kësaj historie, duke zbuluar detaje të tjera. Ajo ka folur sërish për marrëdhënien e saj me Ardianin, ku theksoi se ata kanë vetëm marrëdhënie shoqërore.

“Gjatë klipit, ai ishte kontakti i parë që kam pasur me Ardianin. Normal që ka pasur flirte se është e kot ngaqë ka pasur foto e ka pasur video por që nuk kishte vazhdimësi dhe mbajtëm shoqëri për aq kohë sa nuk pamë një pikë të përbashkët që të na mbante aq të lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo. Por më pas, Jasmina u pyet: “A jeni puthur”? “Abstenoj”, tha ajo duke qeshur.

Ndonëse Bujupi po jeton ditë të arta me Sabrine, brunia seksi nuk i ndahet kësaj historie, duke na e servirur si një flirt alla ‘one night stand’, por që duhet thënë e riktheu edhe njëherë në fokus të mediave. (panoramaplus)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat