Brisida Shehaj pranon publikisht: Kam vendosur të jem nënë edhe e vetme

Mediale Vip

Brisida Shehaj pranon publikisht: Kam vendosur të jem nënë edhe e vetme

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:04
Brisida Shehaj

Në një dalje krejt ndryshe nga të gjitha herët kur e sheh në ekran, Brisida Shehaj ishte këtë pasdite në një rrëfim me nota personale në “Rudina”. Duke folur për modelin e gruas që duhet të ketë sot shoqëria jonë, Brisida tha se nuk ndjek dhe as ka një idhull në jetën e saj, veç atë të prindërve.

E rritur në një familje që i ka dhuruar shumë dashuri, Brisida tha se është e lumtur që ende jeton bashkë me prindërit, edhe pse është 38 vjeç. Megjithatë, nuk e anashkalon dëshirën për t’u bërë nënë në të ardhmen, madje edhe e vetme. Mëmësia, siç tha Brisida, është dëshira e saj e vetme, edhe nëse nuk do të ketë një bashkëshort në krah.

“Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta, se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë, nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë”.

Më tej, Shehaj shton se paragjykimet, ofendimet apo fyerjet lidhur me këtë vendim të sajin nuk i hyjnë në sy për sa kohë është personal dhe nuk cenon apo prek askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat