Liberta Spahiu flet për martesën dhe për hatërmbetjet me kolegët

Mediale Vip

Liberta Spahiu flet për martesën dhe për hatërmbetjet me kolegët

Më: 21 maj 2022 Në ora: 22:57
Liberta Spahiu

Në një intervistë të shkurtër për ATV, Liberta Spahiu ka folur për marrëdhëniet me kolegët dhe si rrallëherë ka prekur pak jetën private, duke zbuluar nëse ka plane për martesë në të ardhmen e afërt.

Moderatorja ka treguar se ka marrëdhënie korrekte me kolegët dhe ndodh ndonjëherë të kenë edhe hatërmbetje, por gjithmonë sqarohen dhe nuk zgjasin shumë.

“Në përgjithësi kam raporte korrekte, shumë të mira. Shumicën prej tyre i kam mike dhe dal për të pirë, jo vetëm kur kam emision ose kur më duhen për kronika. Normalisht, me raste, në varësi të situatave ose materialeve që ne realizojmë, ka hatëmbetje. Megjithatë, e gjithë kjo është diçka që kalon dhe rregullohemi prapë,” -u shpreh ajo.

Liberta sqaroi edhe nëse ka plane të martohet së shpejti. Ajo tha se ia ka lënë në dorë Zotit sepse çfarë ka për të ndodhur, do të ndodhë.

“Unë e di që kanë qejf të më shohin, [të lumtur] ndoshta jo të martuar, duke nisur prej njerëzve të ngushtë, si familja dhe miqtë… E kam thënë se sivjet do të martohem, por jetës kurrë nuk i dihet. Ka plot raste kur njerëzit planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ikën nusja ose ikën dhëndri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke me një person dhe bën plane, ndodh që të prishen rrugës. Le të ndodhë çfarë të ndodhë! Familja nuk më ngacmon, sepse jam edhe fëmija i fundit dhe jetoj me ta. Ata madje kanë qejf që të rri me ta dhe u kam premtuar që nëse do martohem, burrin do ta marr te shtëpia,” -tha Liberta duke qeshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat