Lori Romeon apo Romeo Lorin?

Mediale Vip

Lori Romeon apo Romeo Lorin?

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:35
Lori Hoxha

Prej kohësh rrjeti zjen për një lidhje të mundshme mes Lori Hoxhës dhe Romeo Veshaj. Ndonse në këto ujra, syri jonë kapi diçka.

Lori ka treguar gjithmonë nëpërmjet postimeve sesa e kujdesshme është ndaj pamjes së saj e sidomos detajeve, kur vjen fjala tek bizhutë ajo nuk i ndan nga vetja. Në anën tjetër edhe Romeo duket i fiksuar pas bizhuve prej ari, aq sa po të përmendësh “ar” të lidhet direkte me të.

Image
Romeo Veshaj

Ajo ç’ka na kuriozoi është fakti se Romeo dhe Lori mbajnë të njëjtën unazë në dorë, kush e zgjodhi nga tjetri? Po bëhet fjalë për shije të njëjta dhe imitim, apo për dhuratë?

Asgjë nuk e heq mundësinë për të qenë një dhuratë, ose ndoshta edhe huazim. Pasi mesa kemi vëne re Romeo ka qejf të marrë veshje apo aksesorë nga vajzat.

Image
Lori Hoxha

Rikujtojmë se edhe në sezonin e kaluar Romeo është shfaqur në “Shiko Kush Luan” me xhaketën Gucci të Jonida Maliqit.

Sido që të jetë, stili mesa duket nuk është dhe aq unik siç shprehen blogerët apo stilistët. Tani kush u frymëzua nga kush, gjejeni ju!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat