Capital T dhe Alban Skënderaj paralajmërojnë bashkëpunimin “Një natë”

Mediale Vip

Capital T dhe Alban Skënderaj paralajmërojnë bashkëpunimin “Një natë”

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:25
Capital T dhe Alban Skënderaj

Dy artistët të njohur dhe tejet të suksesshëm po vijnë në një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për reperin Capital T dhe kantautorin, Alban Skënderaj të cilët kanë paralajmëruar këngën e re.

Përmes një postimi në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, dyshja kanë zbuluar se kënga mban titullin “Një natë” dhe pritet të lansohet më 28 maj (e shtunë).

“Një natë”, x Alban Skënderaj, 28.05.22, ruajeni datën”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e imazhit ku shihet bashkë me këngëtarin nga Shqipëria.

Kujtojmë që ky nuk do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, ata sollën këngën “Një ëndërr” në vitin 2013 që u prit mirë nga fansat e tyre.

Ndërkohë, të dy mbesin aktive gjatë kësaj periudhe kohore edhe me projekte të tjera muzikore dhe koncerte.

Kënga e fundit e Capital T është “Për dashni”, teksa ajo e Albanit “Dalëngadalë” e lansuar vetëm pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat