Blero Muharremi paralajmëron ‘diçka të madhe’

Mediale Vip

Blero Muharremi paralajmëron ‘diçka të madhe’

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:29
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë qenë në qendër të mediave këto ditë pasi u zbulua se i dhanë fund martesës. 

Mirëpo, këngëtari vijon i pashqetësuar për këto lajme pasi përmes një postimi që ka bërë në Instastory, ka paralajmëruar gjëra të mëdha sa i përket muzikës. “Edhe pak merr fund pritja. Gjëra të mëdha po vijnë.“- shkroi ai.

Dyshja nuk ka reaguar rreth lajmeve të ndarjes por kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në “Instagram”. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Image
Blero/Instagram

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat