Kourtney Kardashian u shfaq në dasmë me sandalet që Armina Mevlani veshi në fejesën e saj vite më parë

Mediale Vip

Kourtney Kardashian u shfaq në dasmë me sandalet që Armina Mevlani veshi në fejesën e saj vite më parë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:35
Kourtney Kardashian

Më e madhja e motrave Kardashian, Kourtney ka qenë këto ditë qendra e vëmendjes. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me Travis Barker në Portofino duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Një detaji që ka marrë vëmendjen e blogeres shqiptare Armina Mevlani janë sandalet e nuses. Mes të tjerash, Kourtney u shfaq e veshur edhe një palë sandale të kuqe me detaje lulesh nga ‘Dolce Gabanna’. Armina ka treguar në Instagram se po të njëjtat i ka veshur vetë ajo në fejesën me Shkëlzen Berishën.

Blogerja ka publikuar disa Instastory nga fejesa e saj. Sandalet e ringjallën kujtimet e një periudhe shumë të bukur të jetës siç duket. “Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“- shkruan ajo.

Image
Armina Mevlani/Instagram

Armina është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.  Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Ajo ka folur së fundmi në lidhje me planet për dasmë dhe për fëmijë.

Image
Armina Mevlani/Instagram

Armina ka zbuluar pak javë më parë se që në nisje të lidhjes me Shkëlzezin, ai i ka kërkuar që t’i marrin gjërat shtruar sa i përket martesës. Blogerja tregoi se nuk ka pasur eksperincë në lidhje para partnerit aktual ndërsa shtoi se është rritur dhe pjekur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat