Një film i ri me Elvanën? Ermali zbulon planet e afërta

Mediale Vip

Një film i ri me Elvanën? Ermali zbulon planet e afërta

Më: 25 maj 2022 Në ora: 08:40
Elvana, Ermali

“Dy gisht mjaltë” ishte një prej prodhimeve më të suksesshme të Ermal Mamaqit, por nuk mbeti me aq. Ermali dhe Elvana, dy protagonistët e filmit, së shpejti do të nisin xhirimet për serinë e dytë të komedisë që i bëri të gjithë për vete. Jo vetëm dy miq të mirë, por edhe dy aktorë të talentuar që, me siguri, do ta vijojnë suksesin e filmit edhe në sezonin e dytë.

Mbrëmjen e sotme, nga Kurthi i Piter Panit, Ermali zbuloi se vitin e ardhshëm do të ketë edhe një sezon të dytë “Dy gisht mjaltë”.

Pyetjes së fëmijëve nëse i ka mbaruar mjalti me Elvanën, Ermali iu përgjigj: “Në fakt, Elvana është një koshere bletësh, mjalti i së cilës nuk mbaron kurrë. Dhe meqë jemi këtu, në vitin 2023 unë dhe Elvana do bëjmë “Dy gisht mjaltë 2”.

Kështu, Ermali zbuloi se suksesi i komedisë do të vazhdojë, natyrisht edhe për meritë të dy protagonistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat